Google ADS

Haziri: Qerimi po ndahet nga ne por vepra e tij gjithmonë do të jetojë

17:54 | 8 Mars 2019
A. B.

Në pasditën e sotme në qytetin e Prizrenit është varrosur biznesmeni Qerim Çoçaj, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra në aksidentin në qendër të Gjilanit.

Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, mes tyre edhe kryetari i qytetit të Gjilanit, Lutfi Haziri, raporton  arbresh.info.

Në një fjalë rasti kryetari i Gjilanit, ka thënë se vepra e Qerimit do të mbetët një vepër e madhe.

“Qerimi ka qenë humanitar dhe në fund Qërimi si njëri shembull se si duhet të jetoj. Ai sot po na lë mbrapa një trashëgimi falë tij ai ka shpëtuar tre fëmijë. Vepra e tij do të mbetet e madhe. Familja duhet të jetë e krenare për një burrë të tillë . Zoti e shpërbleftë më vendin më të mirë në parajsë”

Tutje Haziri ka thënë se ai po shkon po ndahet nga ne por vepra e tij gjithmonë do të jetojë. Familja e tij Çoçaj gjithmonë e nderuar, Hasi e Prizreni gjithmonë krenarë për një burrë të tillë që ja dha idenë Gjilanit Anamoravës e gjithë Kosovës se si jetohet pë tu mbajtur mend.

“Zoti të shpërbleftë në Parajsë”. Lamtumirë miku im, ka përfunduar Haziri.

I pyetur nga portali  arbresh.info. se si është gjendja e të lënduarve të tjerë.

Haziri ka thënë se i ka vizituar dje të gjithë të lënduarit në spitalin e Gjilanit gjendja ka qenë në monitorim përveç tri rasteve kanë qenë më të rënda ku janë dërguar në QKUK ku ka pasur ndërhyrje kirurgjike, ne po lutemi që të gjithë t’i mbijetojnë sa më lehtë këtij aksidenti.

I pyetur se si është gjendja aktuale në Gjilan se a janë sanuar të gjitha dëmet që janë shkaktuar si pasojë e aksidentit, ai ka thënë se dje në orën 17:30 janë sanuar të gjitha dëmet materiale të gjitha provat i kemi përcjell tek Forenzika, Prokuroria dhe Policia e shtetit në mënyrë që ta zbardhim rastin deri në fund.

Pasi prokurori ta përfundojë rastin do të filloi kompensimi i dëmeve, gjithashtu sot mund të konfirmoj se kam porosi nga familjari i vozitësit të automjetit dhe të familjes Çoçaj që kë rast do ta përballojmë bashkërisht.

Mbështetja e institucioneve të Kosovës ka qenë solidaritet i madh për neve./ arbresh.info./

 

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/263643214557461/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme