Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e ndërmarrja “Ibër Lepenc”, ku kanë biseduar për mundësinë e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në projektin që parasheh zgjidhjen e problemit të ujit për 100 vjetët e ardhshëm dhe njëkohësisht ndikimin në zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes sistemit të ujitjes.
Sipas njoftimit komunal, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka potencuar rëndësinë e madhe që ka ky projekt për Gjilanin dhe Anamoravën, sepse, siç ka thënë ai, problem për këtë regjion mbetet ende furnizimi me ujë të pijshëm.
“Mundësia e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në këtë projekt prej afro 500 milionë euro, është një mbështetje jetike që i jepet qytetarëve për 100 vjetët e ardhshme dhe njëkohësisht një mundësi shumë e madhe e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në këtë regjion. Ky grant nga Banka Botrore dhe i implementuar së bashku me Qeverinë e Kosovës, nuk parasheh implikime buxhetore të Komunave, Gjilan, Viti, Kaçanik, Shtërpcë, Ferizaj, Shtime dhe Lipjan”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.
Ai ka thënë se pas përfundimit të fazës së studimi i fizibilitetit, për mundësinë e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në këtë projekt, pasi që parashihet që gjendja në këtë pjesë të ndryshojë rrënjësisht sa i përket ujit të pijes dhe zhvillimit të këtyre Komunave.
Kurse, ekspertja e angazhuar për studimin e fizibilitetit, Karina Zachodni, ka potencuar se vlera e përafërt e projektit parashihet të jetë rreth 500 milionë euro në tërësi dhe do të mundësojë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, por edhe kapacitete të mjaftueshme për ujitjen njëkohësisht./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...