Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lufti Hazri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur t’ia jap presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, edhe librin e banorëve të çregjistrimeve në Kosovë Lindore.
Këtë që Haziri propozon, Kurti nuk ia dha kujt, por ai deshi t’ia jap presidentit serb tri libra të tjerë.
“Rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës”, “Listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur”, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.
“Mirë ka bërë, por është mirë me ia dhënë edhe një libër Vuçiç-it, librin e banorëve dhe të çregjistrimeve në Kosovë Lindore, kjo është më urgjente dhe ndoshta ka qenë momenti që këtë çështje me ngritë”, tha Haziri për Albanian Post.
Haziri shton se Kurti po tenton ta ndërrojë formatin e bisedimeve në Bruksel, “por nuk është i gatshëm ende për të negociuar dhe takimi i së hënës e konfirmoi këtë që po e them”, u shpreh Haziri.
“Jo diçka e pa pritur, ai e ka paralajmëruar që nuk do të ketë negociata, por do të ketë takime dhe kjo po ndodh”.
Sipas tij, “palët janë ende në nivele populliste”.Madje sipas Hazirit, “në të njëjtë mënyrë do të vazhdojnë”, pasi ai konsideron që kjo ndodh për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë dhe Serbi gjatë këtij viti.
“Gjithçka fillon pas 17 tetorit, pasi në Kosovë dhe Serbi do të ketë zgjedhje të reja”.Në anën tjetër, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, takimin mes Kurtit e Vuçiç e ka cilësuar “si një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi”.
“Secila palë ka veç një interes, që me retorika populliste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve. Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po do ta kuptojë se, pa përfshirjen e SHBA-ve, dialogu është i vdekur. Ai nuk po ta kuptojë se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel, ka përfunduar pa ndonjë rezultat.Kurti pas takimit tha se i kishte propozuar Vuçiç-it një marrëveshje të paqes, e cila u refuzua pa u lexuar.
“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene, si një deklaratë e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Atë që kisha kërkuar herën e kaluar, që të kemi një deklaratë të paqes, e kam përgatitur në mënyrë të balancuar me një tekst me 6 nene, por u refuzua ende pa u lexuar”, theksoi Kurti.
Ndërkaq Vuçiç, theksoi se dakordimi mes dy palëve ka qenë i pamundur të hënën.
“Qëndrimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocide ndaj shqiptarëve në Kosovë. Gjithçka
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024