Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova Lindore t’i bashkëngjitej Kosovës, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë ta lë anash këtë problem.
Këto komente kreu i Gjilanit, njëherit nënkryetar i LDK-së, i ka bërë sot në konferencën “Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj”, të organizuar nga SHKMT “Jehona” me seli në Zvicër.
“Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vetë politikë dhe bëhet pjesë e pandashme e Republikës së vetë, Kosovës. Nuk ka te drejtë askush me e lanë anash e as me e injoru këtë problem”, ka thënë Haziri.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi dhe ai i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.
Kamberi tha se interesimi i Mërgatës dhe vullneti i tyre për t’i kontribuar zhvillimeve në të ardhmen na obligon që të jemi në çdo kohë pranë tyre, ndërkaq Mustafa theksoi se pa Luginën e Preshevës, Kosova nuk është e plotë, thuhet në komunikatën për media
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...