Ndonëse kanë kaluara 5 orë e 30 minuta ende Kuvendi i Kosovës nuk po mund të filloj seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga 42 deputetët.
Kjo seancë ishte thirrur për të miratuar rezoluten dhe ekipin negociator të negociatave me Serbinë, shkruan portali arbresh.info
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se për të bërë votat e mjaftueshme për miratimin e kësaj rezolute po angazhohet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ajo në profilin e saj ka publikuar një fotografi ku shihet Veseli teksa bisedon në telefon brenda sallës së Kuvendit, ndërsa seanca vazhdon të mos hapet.
“Edhe Kadri Veseli në aksion për t’i bërë votat për rezolutën. Kjo flet më shumë se gjithçka tjetër! Mos qofshim në lëkurën e atyre që ikën nga VV për t’ja bërë argatin Thaçit!”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në facebook.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/340098833478201/
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...