Vizitën e sotme të krerëve të Ekipit negociator, Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt në Bruksel dhe takimin me asistentë e Mogherinit, i ka kritikuar deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se Limaj dhe Ahmeti po ia rrënojnë seriozitetin shtetëror Kosovës.
“Limaj e Ahmeti kanë udhëtuar për në Bruksel për t’u takuar me asistentët e Komisioneres Mogherini. Ata janë duke rrënuar edhe atë pak seriozitet shtetëror që i ka mbetur shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sipas deputetes së VV-së, dy udhëheqësit e ekipit të dialogut po ia forcojnë pozitën presidentit Thaçi në dialog.
Haxhiu thotë se këtë process po e kundërshtojnë mijëra qytetarë.
“Ia zbutën Thaçit vetminë e madhe për negociata të reja për shkëmbime, tash po ia forcojnë pozitën duke shkuar në udhëtime pa sens. Kah jeni nisur allahile?! Mijëra qytetarë ju kundërshtojnë”, ka shkruar Haxhiu.
Ndryshe, zyrtarë të BE-së deklaruan se në takimin e sotëm, ekipi i dialogut i njoftoi për Ligjin dhe platformën e dialogut.
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty