Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, fton të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkëngjiten protestës së tyre më 29 shtator të këtij viti, siç ka thënë ajo, për ta parandaluar iniciativën e fundit të presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e vendit.
Haxhiu gjatë një interviste ka vlerësuar se kreu i shtetit kurrë s’ka qenë në situatë më të vështirë politike sesa që është tash që nga fillimi i karrierës së tij politike. “Hashim Thaçi kurrë s’ka qenë në gjendje më të rëndë politike se që është tash.
Ai e ka humbur mbështetjen e qytetarëve, por idenë e tij nuk e përkrahin as deputetët e ish-partisë së tij PDK-së, pasi që vlerësojnë se është një iniciativë e rrezikshme.
Pra, askush në Republikën e Kosovës nuk e mbështet presidentin në kauzën e tij”, thotë Haxhiu për “Zërin”, duke shtuar se qëllimi i vetëm i Thaçit është që të shpëtojë nga Gjykata Speciale.
Ajo në këtë intervistë mes të tjerash ka folur edhe për mundësinë e rrëzimit të qeverisë “Haradinaj”, për të cilën iniciativë ka thënë se janë në koordinim të vazhdueshëm me LDK-në.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...