Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se është e pakuptimtë që një parti e cila ja bënë kuorumin Qeverisë të thotë se janë për rrëzimin e kësaj qeverie.
Në një përgjigje për arbresh.info, Haxhiu tutje ka treguar se çdo iniciativë që kanë marrë dy partitë më të mëdha opozitare për të rrezuar këtë Qeveri, nuk e kanë pasur përkrahjen nga partia tjetër në opozitë PSD.
“Prej momentit që ne e kemi nisur një bashkim opozitarë, prej momentit kur presidenti, Hashim Thaçi ka nisur këto ndërmarrjet e rrezikshme dhe nga skandalet e Qeveris , ky bashkim opozitarë ka ndodhur vetëm më LDK-në dhe VV-në dhe jo nga disa persona që kanë ikur nga VV-ja. Fillimisht jemi munduar që përmes pengesave dhe mos shkuarjes në seanca ta pengojmë këtë qeveri por ata i kanë ndihmuar një grupi opozitar të cilët po ja zgjasin mandatin qeveritar qeverisë Haradinaj. Për këtë arsye po duket e largët dita kur qeveria Haradinaj do të shkojq në shpi shkaku i kësaj partie që po ja bënë kuorumin”.
Haxhiu tutje shton se këta deputete vetëm po ja mundësojnë zgjatjen kësaj Qeverie dhe nuk qëndrojnë fjalët e tyre.
“Ne momentin që një parti thotë se jam në opozitë e këndej ja bon votat Qeveris shkon në dialog dhe ja bojnë kuorumin është e pakuptim të thuhet se janë për rrëzim të qeveris kur më shumë e kritikojnë opozitën dhe pozitën dhe këta vetëm janë duke u munduar me ja zgjatë jetën kësaj qeverie”.
Ndryshe, ditë më parë ishte deputeti i PSD-së, Dardan Mulliqaj, ai i cili ju ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së që ata ta marrin iniciativën për nisjen e mocion mosbesimit, duke iu garantuar që vota e PSD-së do të jetë pro rrëzimit të Qeverisë.
Kujtojmë se një mocion votëbesimi ishte nisur muaj më parë nga LDK-ja dhe VV-ja, por që një iniciativë e tillë ka mbetur në sirtar shkaku i mungesës së votave të mjaftueshme./V.Selimi/Arbresh.info/
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...