Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se komandantët e zonave janë përgjegjës për mishmashin që është bërë me listat e veteranëve.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se çdo përpjekje për të njollosë UÇK-në beson se do të jetë e dështuar. Sipas tij ky proces për interesa të ndryshme ka shkuar në drejtim jo të duhur.
“Ka pasur në zona të caktuara rritje të veteranëve. Në përgjegjësinë e kompanisë që kam udhëhequr me bindje të plotë e them se asnjë ndryshim s’ka pasur në njësitin tim. Tani shoh se me ushtarët që kam qenë në Shqipëri për armatim, dolën në listën e prokurorit Blakaj, në listën e mashtruesve. Ata nuk janë vetëm ushtarë por edhe luftëtarë të vërtetë. Ka pasur edhe emra të tjerë që disa prej tyre i kam njohur”, është shprehur Haxhiu.
Ai thotë se Blakaj do të duhej të qëndronte në Kosovë për të vazhduar procesin, përkundër kërcënimeve.
“Ky mishmash që është bërë me listën e Prokurorit Blakaj ka prapavijë të caktuar. Kemi parë edhe disa reagime nga SHBA-ja, por Blakaj do të duhej t’i qëndronte besnik dyshimeve të tij. Prokurorët e mirë të Kosovës e luftojnë të keqen në Kosovë. Kërcënime kam pasur edhe unë si deputet. Kam pasur kërcënime edhe në rrugë, e sulme edhe fizike, por nuk jam tërhequr nga puna ime si deputet. Dihen kërcënimet që kam pasur nga Vetëvendosje më parë”, ka deklaruar ai.
Haxhiu i mban përgjegjës komandantët e zonave për listat e fryra të veteranëve.
“Nuk mund të flas për zonën e Drenicës. Kam qenë në kuadër të Brigadës 114. Askush nuk ka mundur të bëjë veteranë pa marrë vendimin e komandantit të Togës e të Kompanisë. Pas tre nënshkrimeve kanë vazhduar edhe nënshkrimet e tjera nga komandanti i zonës. Përgjegjësia duhet të jetë te komandantët e zonave. Askush më mirë se unë s’mund ta dijë se kush ka qenë ushtar në fshatin tim. E as Agim Çeku nuk mund ta dijë as askush se kush ka qenë ushtar në zonën time. Nuredin Lushtaku s’ka pranuar të nënshkruaj brigadën Hasan Prishtina. Është procesverbali dhe ai nuk ka nënshkruar listën e veteranëve për zonën e Drenicës. Dyshoj se ky rast ka pasur prapavijë politike”, është shprehur ai.
Ai thekson se, “ndoshta ndonjëherë s’kam gjet pajtueshmëri nga Shoqatat e dala nga lufta, për mua veteran është çdo ushtarë i UQK-së që ka luftuar në vijat e frontit. Kur është zgjeruar kjo në forma të ndryshme”
Çka ka me tregu ai që ka qëndruar në Durrës.
“Në kuadër të Ligjit precizohet se vetëm ai që ka luftuar më armë është veteran. Kanë ndihmuar edhe të tjerët, por atyre duhet t’iu jepet mirënjohje, por veteranët nuk mund të krahasohen me ata. Nuk dua të hyj në numrat. Gjithçka duhet të shqyrtohet nga fillimi. Ndryshimet duhet të jenë substanciale. Veteranët nuk duhet të largohen për shkak të mos përgjegjësisë së dikujt tjetër. Përgjegjësia e secilit është për zonën e tij, asnjëri s’mund t’i ikë përgjegjësisë. Nuk ka kuptim që një veteran tash me shkuar me vërtetu para një prokurori që ka punuar ndoshta dhunshëm nën Serbi”, ka thënë ai./Koha.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...