Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës se mund të konstatojë se 80% e atyre që kanë parashtruar kërkesën për debatin e sontëm parlamentar i kanë nga dy a tri pasaporta dhe se ata nuk e kanë hallin që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm.
Bekim Haxhiu tha se për mosliberalizimin e vizave determinuese janë edhe rrethanat në Europë.
Ai theksoi se këto rrethana tre vite më parë ishin në favor të Kosovës.
“Edhe disa nga deputetët e LDK’së që nuk e dëgjuan Isa Mustafën por Ramus Haradinajn, mos harroni që kjo na pamundësoi që të plotësojmë kriterin për liberalizim vizave”, tha ai.
Sipas Haxhiut, ky debat po bëhet nga disa me synimin për të shkuar në zgjedhje.
Në Kuvendin e Kosovës po debatohet rreth dështimit të liberalizimit të vizave.
Partitë opozitare i bënë thirrje pozitës të marrë përgjegjësitë për dështimin me liberalizimin dhe Interpolin.
Partitë opozitare, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme pas dështimit për liberalizimin e vizave.
Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Johannes Hahn, tha dje në Prishtinë se qytetarëve të Kosovës mund t’u hiqen vizat në vitin 2020.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...