Haskuka, pret ndërrimin e motmoteve me zjarrëfikës, policë dhe mjekë

01:15 | 1 Janar 2019
Trina Galanxhi

Në natën e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga stafi komunal, kanë vizituar policinë e Prizrenit, njësinë e zjarrfikësve dhe punëtorët shëndetësor që janë në orarin e kujdestarisë në QKMF në Prizren.

Haskuka ka uruar stafin kujdestar në këto tre qendra duke i uruar Vitin e Ri 2019, njëheresh ka falenderuar ata që në këtë feste të ndërrimit të motmotove janë në shërbim të qytetarëve.

“Derisa shumica e qytetarëve festojnë ndërrimin e motmoteve pranë familjarëve të tyre, policët, zjarrfikësit dhe mjekët e shërbimit emergjent janë ata të cilët gjithmonë janë në gjendje gatishmërie dhe në shërbim të qytetarëve. Këta punëtorë të përkushtuar dhe të devotshëm, i vizituam pak para se të hyjmë në vitin 2019, për t’i uruar një vit të mbarë dhe për t’i falënderuar ata për angazhimin që po e bëjnë në çdo festë e në çdo kohë”, ka shkruar Haskuka ne profilin  tij në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme