Hashim Thaçi udhëton për në Japoni

19:15 | 6 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë të dielën për Japoni. Këtë e ka bërë të ditur vetë zyra e presidentit përmes një njoftimi për media. Sipas këtij njoftimi, ai do të takohet me Perandorin dhe Kryeministrin japonez.

Në njoftim, thuhet se Thaçi do të udhëtojë në kohën kur vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes vete.

Thaçi gjithashtu mësohet se pas takimit bilateral me kryeministrin Shinzo Abe, do të ketë edhe një drekë pune me të.

“Gjatë kësaj vizite, presidenti Thaçi do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë. Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një drekë punë pas takimit bilateral” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Thaçi e bën këtë vizitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme