Hashim Thaçi ngushëllon familjen e avokatit Nikë Lumezi

11:34 | 18 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e avokatit Nikë Lumezi i cili u nda dje nga jeta.

Mes tyre, ai i shprehu ngushëllime edhe djalit të të ndjerit, kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Me rastin e vdekjes së Nikë Lumezit, njërit prej juristëve të parë kosovarë, i cili ushtroi funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në periudhën e paraluftës dhe pasluftës, u shpreh ngushëllime Aleksandër Lumezit, Kryeprokurorit të Shtetit, dhe të gjithë familjarëve të tjerë të të ndjerit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme