Drejtori ekzekutiv i Let’s do it Kosova, Luan Hasanaj ka thënë se ndër lajmet që ka mundur të ndodhë deri tani në vendin tonë është që Kosova të udhëheq një lëvizje globale në të cilën bëjnë pjesë 157 shtete.
“Sot Kosova është qendër e raportimeve për aksionin e pastrimeve nga 157 shtete të botës, pra kemi shumë aktivistë që kanë ardhur në Kosovë, kemi shumë media të huaja që janë në qendrën e thirrjeve të cilët po e përcjellin programin 24 orësh i cili është duke ndodhur” ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se për fat të keq i në qendër të Prishtinës është një lokacion i mbushur me mbeturina dhe me këtë rast ai ka ka treguar shkakun pse kjo po ndodh.
“Jemi lodh duke i fajësuar qytetarët, institucionet dhe duke mos ndërmarr veprime. Kjo deponi e cila po pastrohet sot është një lokacion i krijuar prej një komunitetit të taksistëve të cilën po ofrojnë shërbime të bartjes së mbeturinave në Prishtinë dhe pothuajse në gjitha komunat e Kosovës dhe është e pakuptueshme se si institucionet nuk fillojnë t’i ndalojnë këta njerëz sepse këta janë kryesorët që ne po e krijojmë qindra e mijëra deponi mbeturinash në Kosovë” ka thënë ai.
Hasanaj u ka bërë apel gjitha institucioneve, ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi, drejtoreshës për Shërbime Publike, Medina Braha që ta përdorin ndikimin dhe autoritetin e tyre tek institucionet e tjera përgjegjëse që të ndalohen këta persona dhe qytetarëve të jenë më të vëmendshëm në ruajtjen e ambientit./arbresh.info
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit