Ish-anëtari i kryesisë së LDK’së, që një kohë ka drejtuar edhe ministrinë e Kulturës, Astrit Haraqija, ka folur për proceset që po kalon LDK në këtë kohë.
Haraqija në DPT te Fidani në T7 për herë të parë ka zbuluar edhe një planë, që sipas tij ishte menduar të realizohej.
Ai ka thënë se kryetari i tanishëm i LDK’së mund të bëhej president i Kosovës, kurse presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi ta marr drejtimin e Qeverisë së Kosovës, duke u bërë kryeministër.
“ Unë di që janë pajtuar, ata dy që në zgjedhje të shkohet në qershor të këtij viti”.
“Ata (Thaçi dhe Mustafa) i kanë kryer të gjitha matematikat. Ata janë pajtuar që të mos mbahen zgjedhjet në LDK në këtë kohë.
“Pozitat ishin ndarë që, Isa Mustafa të bëhet president dhe Hashim Thaçi të bëhet kryeministër. Pasi të behët kjo, Mustafa te jep dorëheqje nga partia, pasi nuk lejohet me kushtetutë”.
Haraqija në DPT te Fidani në T7 tutje ka thënë se Isa Mustafa nuk duhet të jetë përsëri kandidat për kryetar të partisë.
“ Nuk duhet të jetë pjesë e kësaj gare. Besoj që deri tash e ka dhënë kontributin e vet. Unë nuk besoj që Mustafa përsëri do të behët kryetar”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...