Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar angazhimin e këshilltarit të tij politik, Avni Arifi, i cili është emëruar ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Arifi gjatë këtyre viteve ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim në fuqizimin e institucioneve të vendit.
“Bashkëpunimi i afërt me Avni Arifin, këshilltarin e parë që në fillimet e mia si politikan dhe aktualisht Shefin e Stafit në Zyrën time politike, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Gjatë tërë këtyre viteve e vlerësoj mbi të gjitha integritetin e tij në të gjitha aspektet dhe profesionalizmin e dëshmuar në të gjitha periudhat, për ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve të vendit”, ka thënë ai.
Haradinaj ndër të tjera ka shkruar se do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe në misionin e tij si ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...