Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë pune në kompaninë që është pjesë e gjigantit Mabetex, M-Technologie.
Ai është njoftuar për së afërmi me punën që bëhet dhe vështirësitë në të cilat has kjo fabrikë, raporton arbresh.info.
Drejtori gjeneral i M-Technologie Rrustem Pacolli ka thënë se kjo vizitë e rrallë e kryeministrit tregon një mbështetje për kompaninë që ai udhëheqë.
“Kjo është një vizitë e rrallë e kryeministrit, të cilin dua ta falënderoj për vizitën që ka bërë në kompaninë tonë. Me këtë ka treguar një mbështetje të madhe dhe një gatishmëri ai dhe ekipi i tij”, tha mes tjerash Pacolli.
Kurse kryeministri e ka quajtur fabrikën e xhamave njërën ndër më të mirat në Evropë.
“Vërtetë shohim parametra më të mirë të mundshëm në këtë teknologji. Produktet e kësaj kompanie arrijnë të gjitha tregjet e botës. Jam i inkurajuar me punën që bëjnë”.
Kryeministri ka përmendur edhe vështirësitë me të cilat përballen bizneset. Mes tyre ai ceku që M-Technologie me hapësirën prej 20 mijë metra katrorë ngrohë ambientin për punëtorë gjatë katër muajve të dimrit.
Me eksperiencën e krijuar ndër vite nëpër vendet e ndryshme të botës, M-Technologie vazhdon të jetë adresa e parë në vendin tonë kur bëhet fjalë për projektimin, prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave nga alumini dhe PVC./Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...