Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të enjten gjatë një vizite në komunën e Fushë Kosovës është pyetur për premtimin e dhënë një vit më parë se vizat do të largohen deri në fund të vitit.
Ai nuk ka hezituar të jap premtim tjetër madje këtë herë ka thënë se është çështje javësh, shkruan arbresh.info.
“Çështja e vizave më vjen keq që nuk është kry por po dëgjojnë lajme të mira se procesi ka shkuar përpara. Jemi më mirë sesa që kemi shpresuar, kryesuesja është gjermane dhe është qeshje javësh që të kemi liberalizimin sepse kemi plotësuar të gjitha kushtet”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj vizite kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ka treguar për temat që kanë biseduar me kryeministrin.
“Ishte kënaqësi që kryeministri erdhi në komunën tonë, biseduam tema të rëndësishme për qytetarët si ujin, ujrat e zeza, ekonominë, trafikun dhe uroj që të gjejmë zgjidhje sa më shpejt për banorët e Fushë Kosovës që të jetojnë edhe më mirë se tani”, ka thënë ai.
Ndërsa Haradinaj teksa ka premtuar mbështetje për Fushë Kosovën ka thënë se komuna ka mbërritur trendin
“Popullsisë në Fushë Kosovë është rrit shumë dhe shpejt dhe ka sjellë implikime të shumta por është fat i madh që komuna ka arrit me i mbërri këto trende por janë disa kërkesa që kërkojnë ndërhyrjen e Qeverisë nacionale”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...