Të gjitha kanë në dispozicion vetura zyrtare.
Por kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj i cili do të mbahet mend për kabinetin më të madh qeveritar ndonjëherë, së fundi është përkujdesur që ata të kenë në dispozion edhe autobusë.
Zyra e të parit të Qeverisë ka kontraktuar një kompani të autobusëve që do të i ofroj shërbime të transportit, shkruan arbresh.info.
Në faqen zyrtare të Komision Rregullativ të Prokurimit Publik të premten është publikuar njoftimi për dhënie të kontratës me titull “Shërbime të transportit me autobus”, për të cilën ZKM kishte planifikuar të shpenzonte plotë 65 mijë euro.
E pas shpalljes së tenderit kishin aplikuar dy kompani me çmimin e njëjtë prej 61 mijë euro por fituese ka dalë kompania “ARDITI TOURS ” SH.P.K.”, nga qyteti i Ferizajt ndërsa në njoftim nuk është bërë e ditur se cila ka qenë kompania tjetër.
Ndërsa për arsyet e e aranzhimit të këtyre autobusëve, arbresh.info ka kontaktuar me zyrën për komunikim publik në ZKM.
Donjeta Gashi nga kjo zyrë përmes një përgjigje elektronike ka thënë se kjo kompani është kontraktuar për shërbime eventuale për stafin e kabinetit, stafin civil, si dhe për nevojat e kabinetit.
Ndërsa sipas saj do të shfrytëzohen në rast të organizimeve të ndryshme.
“Zyra e prokurimit në vazhdimësi 6-8 vitet e fundit, kontrakton kompani private te transportit, përmes proceduarve te tenderimit, me qellim qe te kemi kontrata valide, për shërbimet eventuale për stafin e kabinetit, stafin civil, si dhe për nevojat e kabinetit, me rastin e organizimeve të ndryshme si (përkujtimet apo vizitat jashtë vendit të ndonjë organizate, OJQ, grup studentor etj)”, ka thënë ajo.
Gashi ka shtuar gjithashtu se ZKM do të paguaj çmimin në bazë të kilometrave të kaluara nga autobusët
“Sa për dijeni tenderi është i konceptuar shume profesionalisht, duke aplikuar metodologjin me te mire te matjes se rrugës së përshkruar nga autobusi, ku ne si ZKM do paguajmë çmimin për kilometër te kaluar nga autobusi, duke na dëshmuar (tophografin) qe është mjeti i saktë i përllogaritjes se kilometrave”, thuhet në përgjigje.
E në faqen e KRPP-së thuhet data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese është 5 gusht 2019/Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...