Google ADS

Haradinaj tregon prapaskenat e takimit me Merkel

20:57 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është deklaruar pas pritjes së Angela Merkel në Berlin të Gjermanisë.

Shefi i qeverisë kosovare foli rreth takimit që pati me miken e shtetit tonë.

“Fakti që kancelarja më priti në zyrën e saj personale, mënyra e organizimit të protokollit, 1 orë bisedë për temat konkrete, besojë se flet shumë. Mundem t’i urojë Kosovës se nga sot tani është një nivel ti ri i marrëdhënieve me Gjermaninë”, është shprehur ai.

Më tej, Haradinaj theksoi se Kosova e dëshmoi se është serioze në përgatitjen e temave. Shefi i ekzekutivit tregoi edhe momentin kur Merkel e përcolli deri te vetura.

“Ajo më përcolli deri te makina, më pyeti për zhvillimet ekonomike. Momenti i fundit ishte çështja e Parku Inovativ dhe Trajnues në Prizren. Pra e them, ishte shumë njerëzore, kishte një qasje njerëzore dhe më bëri të ndihem si familje”, është deklaruar Haradinaj./rtk

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme