Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur përsëri për taksën që ka vendosur Kosova ndaj Serbisë. Ai ka treguar se kjo taksë nuk do të hiqet derisa Serbia ta njeh Kosovën si shtet. Haradinaj ka thënë se nuk i dorëzohet Serbisë e Rusisë. Thotë se nga Amerika po kërkon një “kontratë të sigurisë”, e pastaj të hiqet taksa.
Kryeministri i Kosovës ka theksuar edhe njëherë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet.
“Nuk i dorëzohem as Rusisë as Serbisë, jemi nda me luftë me ta. Pra edhe Amerika duhet të na kuptoj se ne me Serbinë jemi nda në luftë. Ne kemi viktima të shumta nga lufta që kemi bërë me Serbinë” ka thënë Haradinaj në RTK.
“Pse duhet të hiqet taksa. Ne duhet ta kemi një kontratë e me pastaj të hiqet taksa. Nuk mundem me ec përpara pa e pa se çfarë marrëveshje duhet të kemi”, thotë shefi i qeverisë së Kosovës.
Ai ka treguar se nuk e dinë se çfarë do të ndodh pasi të hiqet taksa.
“Nuk e dimë ende se çfarë po na ofrojnë Amerika. Nuk e dimë se çka do të ndodh pasi të hiqet taka. Taksa nuk hiqet. Ajo hiqet vetëm kur të na njoh Serbia’, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, taksa nuk rrezikon raportet me SHBA’në.
“Mendoj që i kemi disa sfida në marrëdhëniet tona me SHBA’në. Por Kosova kurrë nuk do të jetë antiamerikane. Unë jam me SHBA’në në çdo temë të botës, por sa i përket Kosovës dhe Serbisë, unë jam palë, me të cilën jam ndarë prej luftës. Kjo nuk i rrezikon raportet. Kërkesa e SHBA’së është pezullimi. Asnjë veprim i yni nuk është bilateral me SHBA’në, asnjë gabim nuk e kemi bërë”, ka thënë Haradinaj.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së