Sot është mbajtur Kuvendi i tetë zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Vushtrri.
Në Kuvendin zgjedhor të AAK-së, ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Haradinaj përmes një postimi ne Facebook, ka thënë se AAK-ja po i përmbushë pritjet e qytetarëve në qeverisjen e saj, në nivel nacional dhe lokal.
Në këtë kuvend, Haradinaj ka folur edhe për dialogun me Serbinë si dhe taksën.
Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se guxim ka qenë formimi i ushtrisë edhe vendosja e taksës ndaj Serbisë, si dhe parandalimi i ndarjes së Kosovës.
“Taksa është shtet, nëse s’mundesh për të mbajtur taksën deri në njohje, nuk do të marrim njohjen reciproke të dy shteteve, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Atmosferë dinamike në Kuvendin e VIII zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Vushtrri!
AAK po i përmbushë pritjet e qytetarëve në qeverisjen e saj, në nivel nacional dhe lokal, dhe kjo ka bërë që të shtohet hovshëm interesimi i qytetarëve në tërë vendin për t’iu bashkuar rrugëtimit të saj si familje politike. Kryetarit të posazgjedhur të degës së AAK-së në Vushtrri, Nehat Magjuni, i urova mbarëvajtje dhe suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të marrura. Falemnderit të gjithëve që për dy dekada kanë besuar në Aleancë, që t’u guxu me vepru, kemi krijuar bashkë vlerë të shtuar për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. RH
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...