Haradinaj e ka njoftuar homologun holandez për të arriturat e Kosovës, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja dhe përkushtimin për raporte të mira fqinjësore.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme që Holanda ka dhënë për Kosovën, në të gjitha fushat. Tani jemi të interesuar që bashkëpunimi ynë të thellohet edhe në fushën e zhvillimit ekonomik”, tha Haradinaj duke kërkuar nga kryeministri Rutte, mbështetjen e tij dhe të shtetit holandez për procesin euroatlantik të Kosovës dhe për anëtarësimin e saj në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, ka krijuar zona të lira ekonomike në të gjithë vendin, të cilat do t’i hapin mundësi investitorëve potencialë vendorë dhe të huaj.
Ai e ka njoftuar, po ashtu, homologun holandez edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshjeje ligjërisht obliguese e cila do të jetë kontribuuese e rëndësishme në stabilitetin rajonal dhe më gjerë.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në takim me kryeministrin Haradinaj ka vënë theksin në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Duke vlerësuar arritjet e Kosovës, ai ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit holandez për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe euroatlantike.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...