Haradinaj takohet me profesorin amerikan Serwer, bisedojnë për proceset politike në vend

12:35 | 17 Korrik 2019
V. S.

Kryeministri Ramush Haradinaj, është takuar sot me profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Europës Juglindore, Daniel Serwer.

Këtë e bëri të ditur Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj tha se ata biseduan për proceset politike në Kosovë.

“Në takim këmbyem mendime për proceset politike në vend, si dhe për dialogun me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje finale, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme