Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen, me të cilën ka biseduar rreth aktualitet politik në Kosovë dhe rajon.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministren Eriksen për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, avancimin në Agjendën e Reformave Evropiane dhe në sundimin e rendit.
Haradinaj ka falënderuar Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në proceset e shtetndërtimit, duke thënë se Qeveria është e përkushtuar për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, ekonomisë, edukimit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.
“Norvegjia ka ndihmuar në avancimin dhe zhvillimin demokratik të shumë proceseve në Kosovë dhe për këtë u jemi mirënjohës”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme të Norvegjisë në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu theksoi se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve.
Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, shprehu gatishmërinë e Norvegjisë për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike dhe proceset tjera.
Luizi thotë se ka shtyrë këngën e re për të shtunën për shka...
Vajzat “hakmerren” ndaj Gjestit, e tërheqin zvarrë pas shaka...
Reduktohet transporti me autobus në Shkup, ka mungesë nafte
Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pus...
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NA...
Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë f...