Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë.
Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Braathu për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja e ka dhënë për institucionet e Kosovës dhe se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.
Haradinaj dhe ambasadori Jan Braathu kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Në këtë takim janë shpalosur edhe prioritetet e misionit të OSBE-së për vitin e ardhshëm, duke u dakorduar nga të dyja palët për forcimin e partneritetit.
Nga ana e tij, ambasadori Braathu ka siguruar se do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?