Haradinaj: Sot janë gëzu edhe ushtarët e Ibrahim Rugovës edhe të Adem Jasharit

17:37 | 14 Dhjetor 2018
arbresh.info

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj, thotë se sot  janë gëzuar edhe ushtarët e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, edhe ushtarët e ish-komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Ushtarët janë shumë të gëzuar. Po nalna edhe tek ushtarët e Ibrahim Rugovës, por edhe ushtarët e Adem Jasharit. Ne me guxim do ta mbajmë veten në drejtimin më të drejtë,” tha Haradinaj, raporton arbresh.info.

Ai shprehë respektin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zotohet për rreshtim përkrah forcave të saj.

“E kemi nderë me u rreshtue edhe si ushtri edhe si popull pas Amerikës, dhe do të jetë besnike e miqësisë tonë. Nuk ka mik ma të mirë se FSK-në po s’ka edhe armik ma të keq se FSK-në,” deklaroi Haraidnaj.

Haradinaj kërkoi paqe edhe me Serbinë.

“Nuk do të veprojmë që ushtria jonë me u kthy kundër popullit të vet. Kurrë ushtria nuk ka me u kthy kundër kërkujt. Serbët si në jug si në veri janë të këtij vendi. Ne s’kemi ardhë te rreshti që me e rreziku paqen. I ftojmë në partneritet për paqe ushtritë e rajoni. Duma partneritet për paqe dhe me ushtrinë e Serbisë, qysh e dojmë një ditë paqen edhe me Serbinë. Zoti e bekovtë ushtrinë e Kosovë,” përfundoi Haradinaj.

Këto komente ai ka bërë në ceremoninë e mandatimit të Ushtrisë së Kosovës./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2173743566210041/ 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme