Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion prej 50 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës, të cilët prej vitesh po e zgjedhin Kosovën si vend për këtë profil studimi. Kryeministri në detyrë i falënderoi studentët për përzgjedhjen e tyre që ta vizitojnë Kosovën dhe mundësinë që të mësojnë më shumë, për kulturën, traditën dhe të arriturat e vendit.
” Faleminderit që jeni në Kosovë, në një vend që ka rini. Jemi më të rinjtë në Evropë por edhe në botë” tha Kryeministri në detyrë Haradinaj në fillim të fjalës së tij, duke thënë se janë bërë 11 vite që nga Pavarësia dhe synimi ynë është që të bëhemi anëtar të Kombeve të Bashkuara, derisa aspiratë e jona është që t’i bashkohemi NATO-s, familjes së madhe Evropiane, sepse kjo është bota jonë dhe ajo ku takojmë ne dhe se në këtë rrugëtim, vendi ynë ka edhe shumë sfida të tjera përpara, po për të cilat po angazhohemi me përkushtim që t’i kthejmë në të arritura, në rezultate konkrete.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve, kryeministri në detyrë, Haradinaj, tha se jo të gjitha kombet e kanë njohur Kosovën si shtet duke përfshirë edhe pesë
shtete evropiane dhe kjo mbetet sfidë për ne.
“Si Kosovë ne kemi qenë pjesë e një federate të mëhershme. Pas pavarësisë, jemi njohur nga të gjithë kolegët përveç Serbisë, me të cilin vend jemi në proces dialogu dhe ka mundësi që në fund të këtij procesi Kosova dhe Serbia ta arrijnë një marrëveshje për njohje, me kufijtë ekzistues, një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet dyja vendeve”, shtoi kryeministri në detyrë, Haradinaj.
Më tej kryeministri në detyrë, Haradinaj, foli edhe për sfidat në ekonomi, për më shumë vende të reja të punës, për të cilin aspekt ne kemi punuar dhe shënuar rezultate, por na duhet ende angazhim që ne të bëhemi vend atraktiv për të rinjtë tanë, t’u ofrojmë atë që e meritojnë.
Duke përmendur dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, Haradinaj ka shpjeguar që kjo është bërë për të mbrojtur shtetin e Kosovës, dhe se sot, pas një pune të bërë, që shënuan kthesë në shumë sektor e në përfaqësimin dinjitoz të vendit, prezanton konceptin 100 për qind shtet, 100 për qind Kosovë.
E në pyetjen për rrugëtimin e tij politik dhe angazhimin për lirinë e vendit, Kryeministri në detyrë Haradinaj tha se kosovarët nuk kanë pasur alternativë, janë rreshtuar në të drejtën për liri dhe se kjo e drejtë dhe kjo e drejtë na takon edhe sot, në lëvizjen e lirë, në të qenurit pjesë e Evropës, për të cilin fakt ne kemi përfunduar obligimet tona dhe me të drejtë kërkojmë që edhe Bashkësia Ndërkombëtare, ta përfundoj pjesën e saj.
“Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saja karshi liberalizimit të vizave dhe po punojmë për integrimin e plotë të vendit në BE. Ne kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me shtetet fqinje dhe jemi të interesuar për dialog me Serbinë. Tarifat nuk janë pengesë, por mosgatishmëria e shtetit Serb që ta njoh realitetin në Kosovë, ta njoh Kosovën shtet” ka thënë Kryeministri në detyrë Haradinaj, duke i falënderuar nedhe njëherë studentët për vizitën dhe duke i porositur ata që ta njohin realitetin e Kosovës, vend me vlera euro-atlantike, me traditë e kulturë dhe vend i denjë për t’u vizituar dhe studiuar.
Akademia Verore Ndërkombëtare për disa vite ka sjellë në Kosovë, studentë nga mbarë bota dhe ky është grupi i dytë i tyre për këtë vit që është pritur nga Kryeministri Haradinaj. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/377207106292933/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...