Haradinaj: Roli i gruas është i pazëvendësueshëm

09:44 | 8 Mars 2019
Trina Galanxhi

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i ka uruar gratë dhe nënat kosovare festën e 8 Marsit.

Ai ka thënë se roli i grave është i pazëvendësueshëm dhe përkushtimi i tyre deri në flijim për familjen, është për admirim. “Për Gratë dhe Nënat Kosovare! Urime 8 Marsi.

Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historinë tonë, roli i juaj është i pazëvendësueshëm dhe përkushtimi juaj deri në flijim për familjen, është për admirim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme