Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj po e akuzon Kadri Vese;in se po abuzon me miqtë ndërkombëtarë, duke thënë se i njëjti po vazhdon të vepron brenda logjikës së protektoratit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj po thotë se bota perëndimore tashmë e ka pranuar Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Prandaj, sipas tij, nuk ka nevojë që askush të sillet si protektorat.
‘Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, ai po shton se me mbështetjen e miqve ndërkombëtare, Kosova ka vendosur vetë për taksën, kufijtë, Trepçën, ushtrinë e dialogun.
Haradinaj tha se abuzimi me miqtë nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptarëve.
“Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror! Abuzimi me miq është nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare”, ka përfunduar ai.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1307902752667469
Ky status i Haradinajt erdhi si kundërpërgjigje për kreun e PDK-së, Kadri Veselin që dje reagoi pas largimit nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, duke thënë se nga kjo duhet të alarmohen të gjithë.
“Dorëheqja e miqve tanë amerikanë dhe britanikë nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës është një lajm i keq për Kosovën dhe duhet të alarmohemi të gjithë. Liria, pavarësia dhe proceset e shtet ndërtimit të Kosovës janë arritur vetëm falë mbështetjes së pakursyer të aleatëve dhe, po ashtu, vetëm me ndihmën e tyre mund t’i përballim sfidat që kemi përpara”, tha Veseli, derisa, ka kohë që i njëjti po bën fushatë duke thënë se do të luftojë korrupsionin e nepotizmin.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1332381636937039
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...