Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka qenë i ashpër ndaj presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Thaçi i ka bërë dëme Kosovës me idetë për dialogun.
“Shumë e dua presidentin. Presidenti [Hashim Thaçi] i ka bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe me avancimet për ndarje të Kosovës”.
“Diskutimet e tij e kanë sjellë gjendjen ku jemi sot”.
Shefi i Qeverisë ka shprehur keqardhje që liderët e vendit nuk janë unik duke iu referuar çështjes së taksës, njofton Klan Kosova.
“E dini situatën me Trepçën. Serbia ka provuar të na ndalë në të gjitha temat deri sot – ka provuar në Ushtri por ne ishim unik ashtu si ishim edhe për Trepçën”.
“Keq që nuk jemi unik tash. Sikur të ishim unik, Amerika dhe Evropa do të na respektonin”.
“Vrapimi që të bëhemi proamerikan duke e hequr taksën ndaj Serbisë nuk na ndihmon shumë”.
Ai ka thënë se të gjitha presionet për heqjen e taksës janë produkt i politikanëvë të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
“Krejt këto janë produkt i Prishtinës, i politikanëve të Prishtinës. Yryshja [vrapimi] që të shkojnë dhe të thonë se rriteni presionin se do të hiqet taksa sepse kanë hyrë në ndonjë obligm të keq me [Aleksandar] Vuçiqin dhe duan të na vendosin para aktit të kryer”.
Por kush janë këta politikanë nga Prishtina, sipas Ramush Haradinajt?
“Prishtina, presidenti Hashim Thaçi, njerëzit rreth tij, të gjithë që kanë hequr dorë kaq shpejt nga taksa – të gjithë e bëjnë këtë me idenë që të zbatohet një projekt që mund të jetë i dëmshëm për Kosovën”.
Shefi i Qeverisë ka thënë se Kosova duhet të veprojë dhe sillet si shtet.
“Më mirë është tash t’i themi ‘jo’ të gjithëve sepse nëse ne nuk jemi të vendosur për të drejtën tonë, pse kemi krijuar shtet. Nëse as për sigurinë e vetes nuk jemi të zotë, ne ofrohemi një ditë t’i ofrojmë edhe botës siguri, si Kosovë më ushtrinë tonë. Ne jemi nisë të jemi shtet dhe nuk ka kthim prapa”.
“Nëse pranojmë të kthehemi prapa tash kur jemi para finales, atëherë edhe marrëveshja nuk do të jetë ajo që duhet të jetë”.
Ai ka folur edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
“Ne nuk kemi kontratë, nuk e dimë për çfarë bëhet fjalë kontrata e njohjes Kosovës-Serbi. Derisa nuk e shohim një kontratë të tillë dhe nuk jemi të sigurt se çfarë përmban ajo, nuk kemi arsye ta vendosim ‘këmbën në terr’ pa e ditur se ku po e vendosim, si Kosovë”.
Këto komente kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë pas Akademisë Përkujtimore për akademikun Idriz Ajetin.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...