Haradinaj përmes një letre i sqarohet Mogherinit për masën prej 100%

12:57 | 22 Nëntor 2018
arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një letre ka njoftuat shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova dhe të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë për vendosjen e masës prej 100% për produkte që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja.

“Sapo ju kam dërguar letër të gjithë ambasadorëve edhe të BE-së, zonjës Apostolova i kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka e kemi bazua. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë, kryesisht është mosrespektimi i marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi, nga Serbia duke vu bllokadë tarifore për çdo produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”.

“Ky është një drejtim i yni, nuk është një moment, edhe kur e kemi marrë vendimin për taksën prej 10% kemi paralajmëruar rritje, por edhe taksa e sotme mundet me u plotësuar me ndonjë veprim shtesë të mbetur nëse ka mbetur,” tha Haradinaj, shkruan EO.

“Ne kemi dhënë sqarimin Apsotolovës, ajo sigurt do ta përcjell te Mohgerini. Edhe CEFTA dhe MSA parashohin masa të tilla nëse nuk respektohet marrëveshja. Serbia asnjëherë nuk ka respektuar marrëveshjen e CEFTA-s”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme