Google ADS

Haradinaj: Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë

22:01 | 31 Maj 2019
Arditë Shkodra

Mikhail Krasnoshchenkov, shtetas rus, pjestar i UNMIK-ut në Kosovë, u shpall të premten si person i padëshiruar nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Për këtë,  Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.

Para pak minutash, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri një shkrim në facebook, duke thënë se  veprimet e shtetasit rus, pjesëtar i UNMIK-ut janë kundër të drejtës dhe normave ndërkombëtare.

Sipas tij, pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë.

“Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.
Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme