Pas takimit me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, kryeministri Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditura temat e diskutimit.
Në shkrimin e tij, shefi i ekzekutivit kosovar thotë se Hahnin e ka njoftuar për pozicionin e Kosovës, në rrugën drejt BE-së.
Haradinaj tutje ka thënë se pret vendim të shpejtë, në lidhje me liberalizimin e vizave.
“Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së. Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kryeministri nuk ka treguar nëse në këtë takim është diskutuar edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Hahn nuk pritet të zhvillojë takime tjera me liderët e Kosovës, por do të udhëtojë drejt Tiranës, për tu takuar me kryeministrin Edi Rama.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...