“Është e rëndësishme të jemi në këtë hapje madhështore. Kosova ka nevojë për të qenë bashkë. Kjo vepër i jep një pamje të re vendit tonë. Para 20 vitesh kjo rrugë e kish domethënien e braktisjes së atdheut pa dëshirë e sot ka një qëllim tjetër,” është shprehur Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Ai pret që së shpejti të përurohet edhe në pjesën e Maqedonisë.
“Shpresoj shumë se së shpejti të jemi edhe në Maqedoninë Veriore për përurim të pjesës tjetër. Këto janë pare të taksapaguesve dhe është bërë kujdes të shfrytëzohen ashtu siç duhet. Kemi pasur sfida, por s’jemi ndal. Ta kemi të qartë se Kosova po ecë në infrastrukturë. Ne jemi në tri ndërtime të tjera të cilat janë në drejtime të Serbisë. Janë projekte të rëndësishme”.
Kujtojmë se kjo autostradë ishte dashur të përfundoj më 31 dhjetorë të vitit 2018.
Ndërtimi i autostradës e cila është e gjatë 65.7 kilometra i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 706 milion euro./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...