Haradinaj: Nuk e kemi kryer amanetin e dëshmorëve nëse nuk jemi 100 për qind shtet

11:38 | 3 Gusht 2019
A. B.

“Nuk ka qenë e lehtë rruga deri në liri, deri më 1999, por nuk ishte e lehtë edhe rruga deri këtu. Dhe nuk është e lehtë edhe sot, por nuk kemi zgjidhje tjetër përveç ta vendosim të drejtën, ta kryejmë atë që është e drejtë e jona, Kosova në shtetësinë e vet të jetë 100 për qind shtet”, kështu tha kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj gjatë homazheve te lapidari dhe varret e dëshmorëve Agim dhe Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj, në fshatin Raushiq të Komunë së Pejës.

Duke kujtuar të rënët për liri, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se është traditë që edhe pas 20 vjet në liri të nderojmë te varrezat e dëshmorëve dhe heronjve dhe të bashkohemi me familjarët e dëshmorëve, heronjve, me bashkëluftëtarët e gjallë.

“Motivi më i madh që na shtyn ende të vijmë te varrezat dhe te lapidarët, është të jemi afër familjeve të dëshmorëve. Andaj, një falënderim i veçantë u shkon familjeve të dëshmorëve për bijtë e tyre, falë të cilëve sot jemi në liri. Faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë për liri”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se nuk ka qenë e lehtë rruga deri në liri, deri më 1999, por nuk ishte e lehtë edhe rruga deri këtu, dhe nuk është e lehtë edhe sot, por nuk ka zgjidhje tjetër, përveç ta vendosim të drejtën, ta kryejmë atë që është e drejtë e jona, Kosova në shtetësinë e vet të jetë 100 për qind shtet.

“99 për qind nuk e kemi kryer amaneti e dëshmorëve nëse nuk jemi 100 për qind shtet, nëse Kosova nuk është Kosovë. Në këtë frymë Lavdi të rënëve për liri në Raushiq, heronjve, luftëtarëve, bashkëluftëtarëve tanë. Na priftë e mbara ta kryejmë në plotni detyrën, porosinë, interesin jetik që kemi, e që është përmbyllja e shtetësisë tonë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit me një fjalë i përshëndeti, Marigona Zekaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme