Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Shoqata e brigadës 138 “Agim Ramadani” Koshare, ka organizuar manifestimin tradicional “Ditët e Shqipes 2019”
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, tha se edhe pse nuk e kishte bashkëluftëtar, e vlerësoj lartë figurën e heroit Agim Ramadani, duke thënë se një luftëtar si ai është i rrallë.
“Sot është një ditë ndryshe në kujtim, kujtojmë një luftëtarë me vlerës intelektuale njerëzore, i cili është i rrallë. Nuk e kamë pasur fatin ta njohe, po çdo tregim për të flet shumë për të dhe përshtypja ime për të është se kemi të bëjmë me një luftëtar të rralle. Si ky kishte edhe shumë, si Sali Qeku, Xhemajl Fetahu. Nisja e sulmit Frontal si ndodhi në Koshare e konfirmoi se çka do të ndodhë”
E betejën e Koshares Kryeministri vlerësoi se ishte një ndër betejat më të mëdha, e cila mund të konsiderohej edhe si 24 marsi i vitit 1999.
“Kjo betejë në përmasa të veta e kishte fuqinë e madhe, si mesazh ishte si 24 marsi u vitit 1999. Epopeja e Koshares kishte efekt te jashtëzakonshëm, i dha siguri rrjedhave brenda luftës. Edhe sot është dëshmi qe kjo betejë është e përmasave qe do të mbetet në historinë tonë” tha ai.
Bashkëluftëtari i heroit Agim Ramadani, e njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni, tha se Agim Ramadani ishte një luftëtar dhe një poet, ku nuk në poezitë e tij nuk kane vend kritikët.
“Qe nga ky vit kjo dite do te njihet dita e heroit, pasi që Presidenti i shpalli te gjithë dëshmorët me këtë emër “Agim Ramadani. Të gjithë ne në vete mbajmë prirje dhe dhunti, por jeta është aq e shkurt sa nuk arrijmë ta përmbushin veten. por edhe më të paarritshme kur mungon liria. Secili prej këtyre luftëtarëve ishte prind bashkëshort, secili kishte ëndrra dhe shpresa. Agimi e shumë të tjetre që ranë në të njëjtën ditë, nuk ishin personazhe abstraktë, vepra e tyre vetët ishte kreshnike”
Fjalën e mori gjithashtu edhe djali i heroit Agim Ramadani, Jeton Ramadani, i cili shkurt falënderoi të gjithë të pranishmit që ishin prezent në këtë akademi përkujtimorë./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2220955218020109/?notif_id=1554896803893298¬if_t=live_video_explicit
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë