Haradinaj: Nëse nuk kalojmë 50 % të zbatimit të MSA vonojmë procesin e liberalizimit dhe nuk mund ta marrim statusin e kandidatit

11:54 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbarimit të takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka thënë se duhet të kryhen detyrat nga kontrata si MSA.

“Pasi ta kryejmë kontratën do të kalojmë në nënkontrata. Duhet ta kryejmë MSA por nuk po bëhet sa duhet për këtë. Dhe ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, për këtë kemi ndarë në ERA 1 dhe ERA 2. Nëse nuk e kemi kaluar 50 % të zbatimit të MSA atëherë kjo vonon edhe procesin e liberalizimit e po ashtu nuk mund ta marrim statusin e kandidatit”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.

Haradinaj ka thënë se Ministrat kanë bërë punë për nënkontratën ERA.

“Mirëpo për kontratë duhet shumë punë dhe duhet ti përkushtohemi të gjithë. Duhet ta pranojmë se për MSA ka ende shumë punë dhe ia kemi shpjeguar secilës ministri që duhet zbatuar procedurat dhe ta kenë në prioritet. Është pra kontrata e madhe MSA, ne i nxjerrëm disa nënkontrata si ERA 1 dhe ERA 2 ku i kemi nxjerr disa gjëra kryesore nga MSA që të biem dakord me BE dhe të mos vonohemi në procedurat për liberalizim”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme