Në Komunën e Obiliqit është shënuar 20 vjetori i Ditës së Çlirimit.
Për të shënuar këtë ditë në Obiliq dhe njëherit përurimin e Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet present ishin edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
Haradinaj në fjalën e tij foli edhe për situatën e dialogut Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen midis dy vendeve.
Ai u shpreh se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie të mira me fqinj, por pa diskutuar për statusin e territorin, gjithashtu duke thënë se duhet të vendoset nëse dy shtete do të njohin njëra-tjetrën.
“Ne duhet të avancohemi t’i zgjidhim problemet Kosovë – Serbi, por kjo marrëdhënie nuk duhet të jetë për zgjidhjen e statusit e as territorit. Ne kemi marrëveshje për integrim të menaxhuar jo vetëm që s’kemi problem me kufirin me Serbisë, por kemi marrëdhënie të avancuar. Ka mbetur me vendos nëse duam njohje midis veti dhe me vendos marrëdhënie tregtare”, tha ai.
Haradinaj është shprehur se për të arritur një marrëveshje të mirë për Kosovën, duhet të punohet së bashku.
“Ne duhet të ecim bashkë përpara dhe të dijmë se çka me folë. Është me rëndësi me i zgjidhë këto sepse po duam të ecim përpara në një qeveri të bazuar me ligj. Këto ditë jemi në përvjetorët e çlirimit dhe uroj gjithë Kosovën. Të parën ngjarje jemi në Obiliq sepse jeni shumë meritorë”, tha Haradinaj.
Vlen të theksohet gjithashtu se kryeministri Haradinaj ka refuzuar çdo kërkesë dhe sugjerim të mundshëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe miqtë e Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Në anën tjetër, kjo po shihet nga Serbia si problemi i vetëm për fillimin e dialogut të pezulluar tash e gati 7 muaj midis dy vendeve.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...