Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i tij.
Ndonëse nuk ka pranuar të flas para mediave, përmes një postimi në facebook, Haradinaj e ka quajtur Demaçin simbol të rezistencës shqiptare.
Postimi i plotë:
Në një vjetorin e kalimit në përjetësi, me nderim dhe përkulje kujtojmë kolosin shqiptar, që guxoi të krijojë, Heroin Adem Demaçi. Popullit të Kosovës, që i është bashku popujve të lirë, sot i duhet përmasa e vendosmërisë së të simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, për ta gjetur forcën për të qëndruar konsistent në mbrojtje të interesit nacional. Prehu i qetë, Baca i Kombit, Adem Demaçi, Heroi ynë!
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’