Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar një delegacion nga Koreja e Jugut.
Ai thotë se Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave me Korenë e Jugut në zhvillimin e demokracisë dhe tregut të lirë.
“Me Korenë Jugore, si shtet mik i Kosovës, kemi vullnetin e plotë të avancojmë partneritetin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike ishte në fokus të takimit me delegacionin nga Korea Jugore, prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok. Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave më të mira në zhvillimin e demokracisë, prosperitetit dhe tregut të lirë”, thotë Haradinaj.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë