Google ADS

Haradinaj: Konstatimi pozitiv i FMN-së është inkurajues për vazhdimin e reformave në ekonomi

17:14 | 10 Prill 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është një lajm inkurajues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Haradinaj ka thënë se FMN ka konstatuar se parashikimet për ngritje të vërtetë ekonomike të Kosovës janë tejkaluar edhe pritet që ky zhvillim të jetë 4,2 për qind.

Sipas tij Kosova përmes këtyre politikave ka ndërtuar kapacitete, ka forcuar sundimin e ligjit, dhe ka bërë mbështetjen e bizneseve për një ekonomi të tregut të lirë.

Ky është postimi i plotë:

Një lajm inkurajues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës. FMN ka konstatuar se parashikimet për ngritje të vërtetë ekonomike të Kosovës janë tejkaluar dhe pritet që ky zhvillim të jetë 4.2%. Për më shumë, politikat e ndërtuara për zhvillim ekonomik parashihen se do të jenë stabile edhe për vitet në vijim. Kosova, përmes këtyre politikave ka ndërtuar kapacitete, ka forcuar sundimin e ligjit, dhe ka bërë mbështetjen e bizneseve për një ekonomi të tregut të lirë. Kemi ende punë për të bërë, por konstatimi pozitiv i FMN-së është inkurajues për vazhdimin e reformave në ekonomi, fuqizimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme