Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka treguar për takimin e sotëm të krerëve institucionalë – takim që vjen pas dy takimeve të ngjashme që kanë ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme.
Në këto takime u bë e ditur se u diskutua për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, takimin e radhës në Bruksel.
Haradinaj në një konferencë për media pas takimit të sotëm, tha se nuk ka pasë përplasje me presidentin Hashim Thaçi dhe se secili ka treguar qëndrimet e tij.
“Vërtetë që ka pasë secili disa pozicione të caktuara, jemi në prag të një dakordimi për drejtimin që do të ecim bashkë, si institucione”.
“Takimi i fundit ishte më shumë për të konfirmuar, nuk ishte përplasje. Dje dhe pardje ka pasë diskutime të hapura por sot ishte një konfirmim për më tutje”.
I pari i ekzekutivit kosovar duke folë për çështjen e kufijve, ka thënë se nëse hapet kjo temë, ai nuk do të jetë më pjesë e diskutimeve.
“Unë ju siguroj që pozicioni im është i qartë – në atë moment që hapet kjo temë, nuk jam më në atë tavolinë. Nuk do të qëndroj në një tavolinë ku hapet kjo temë”.
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...