Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani.
Ai është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ka marrë pjesë në konferencën “Takimet Ndërkombëtare”.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se cila ishte thelbi i fjalimit të tij në këtë takim në Gjermani.
“Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, isha pjesëmarrës në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, ku theksova se më 1999, Perëndimi na shpëtoi nga tragjedia – jo sepse ishte në interesin politik apo ekonomik të tij, por sepse ishte gjëja e drejtë për të bërë, për hir të njerëzimit dhe paqes”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i qeverisë gjithashtu ka theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e perëndimit për marrëveshje me Serbinë.
“Sot, ende kemi nevojë për mbështetjen e demokracive perëndimore, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, në kufijtë ekzistues, me paqe dhe respekt dhe për të mbyllur një kapitull tragjik në historinë tonë.
Kosova ofron një vlerë të shtuar modeste për paqe!”, ka shkruar më tutje ai.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...