Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite bërë komunës së Vushtrrisë, ka folur për liberalizimin e vizave.
Haradinaj ka thënë se nuk është larg dita kur do të bëhet liberalizimi.
“Iu siguroj që vizat nuk e kemi larg që t’i marrim. Sot e kemi pasur ministrin e Shëndetësisë të Gjermanisë, Jens Sphan. Kam biseduar edhe me të për këtë temë. Jemi duke punuar, nuk është larg dita e marrjes së vendimit për vizat. Nuk është e lidhur me taksën. Po të bëhej liberalizimi për Kosovën kjo do të krijonte atmosferë tjetër në Ballkan, e qetëson Ballkanin, sepse ne jemi të vetmit të izoluar, plus i kemi kryer të gjitha kriteret”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.
Haradinaj ka theksuar se taksa hiqe atëherë kur Serbia ta njoh Kosovën.
“E vërteta është se kërkesa për pezullim të taksës është kërkesë të na diciplinoj, që ne ta mendojmë një zgjidhje me ma shumë kompromise për marrëveshjen finale me Serbinë. Prej nesh nuk ka mbetur shumë çka me dhënë për njohjen, por mund ta jepim një partner ekonomik për Serbinë, pasi që kur të na njeh ajo, e heqim taksën”, ka thënë ai.
Ndryshe nga Haradinaj, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk dëshiron të jap afat kohor për liberalizimin e vizave.
“Kemi pasur një vizitë të suksesshme në Gjermani dhe në Francë. Kemi bsieduar në mënyrë dinjitoze, dhe jemi duke punuar që edhe ato gjëra që kanë mbet pa u kjartësu të kjartësohen. Mos më shtini të iu premtoj asgjë. Me vullnet do të iu thoja nesër, por jemi duke punuar, jemi në rrugë të mirë për këtë”, ka theksuar ai./Telegrafi/
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit