Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Haradinaj shtëë shprehur krenar për miqësinë midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
Gjithashtu ai është shprehur që Kosova dhe Britania të jenë bashkë përherë.
“Sonte, në festim të Ditëlindjes së Mbretereshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Kënaqësi që në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë mik, Britaninë, të ngremë dolli për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth. Ne jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme që dy vendet tona kanë krijuar ndër vite. Uroj që sikur sot, të jemi bashkë përherë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...