Haradinaj i kishte kërkuar Blakajt që t’i raportonte pas hetimeve të bëra.
Megjithatë ai thotë se kërkesa e tij kishte të bënte specifikisht se a ka pasur mundësi që Blakaj të hetonte pa ndërhyrje.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Sot, u jam drejtuar ambasadorëve të akredituar dhe zyrtarëve të Zyrave Ndërlidhëse në Kosovë, duke shpjeguar me një letër përkrahjen time të pakusht ndaj të gjitha kërkesave të parashtruara nga prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj, për tërë hetimin në Zyrën për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së lidhur me çështjen e Listës së Veteranëve.
Ish-prokurori Blakaj ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar dy javë kohë për të zhvilluar hetimet në Arkivë. Me vullnet të plotë për të ndihmuar procesin, kam qenë në dispozicion për çfarëdo kohe, që ai e përcakton. Jemi dakorduar që pas 30 ditëve të ofrojë një raport me rrjedhën e hetimeve, specifikisht a ka pasur mundësi që të hetojë pa ndërhyrje, paanshmërisht dhe me integritet të plotë.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet qendrore janë të vendosura që të forcojnë dhe sigurojnë rendin dhe ligjin në të gjithë Kosovën. Politikat që kemi hartuar dhe zbatuar në rend e ligj, ndër tjera, përfshijnë fuqizimin e rolit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke ua ngritur buxhetin sektorial,duke ngritur pagat dhe përmirësuar kushtet e punës. Këto politika ua kanë rikthyer dinjitetin dhe kanë fuqizuar tërë sistemin duke ngritur efektivitetin, transparencën, dhe llogaridhënien.
Për shkak të këtyre përpjekjeve, ua shprehë besimin dhe përkushtimin tim të thellë se secili rast, përfshirë rastin në të cilin kishte punuar z.Blakaj, meriton hetim të pavarur dhe institucionet e drejtësisë duhet të punojnë të lirë nga çdo ndikim. Fatkeqësisht, individët si z.Blakaj, duke manifestuar protagonizëm të rrejshëm me sulmet e tij ndaj drejtësisë kosovare përmes medieve, tentoi të rrezikojë përpjekjet për forcimin e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë. Ky rast nuk do të pengojë vendosmërinë tonë të fortë për një sistem të plotë funksional të drejtësisë në Kosovë.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...