“Vendimi për taksën është legjitim, dhe është pozicioni im në cilindo variant dhe me çfarëdo çmimi,” është shprehur Haradinaj kur është pyetur nëse do të sakrifikojë pozitën për taksën.
Ai thotë se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ShBA në lidhje me kërkesën për konferencën në të cilën do të dakordohej Kosova dhe Serbia, që do të qonte deri në njohje.
Shkuarja në zgjedhje sipas tij, do të mbante taksën ndaj produkteve serbe deri në qershor.
“Nëse shpallen zgjedhjet janë njo 45 ditë deri sa të mbahen. Derisa të krijohet Parlamenti janë edhe njo 30 tjera, konstituimi i Parlamentit edhe Qeveria do ditë, kështu që hyjmë në verë,” është shprehur Haradinaj.
Në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj shtoi se nuk ka reflektim aktual nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kreu i saj Kadri Veseli.
Ai ka parë edhe më herët kërkesën e Veselit për pezullim të taksës për 120 ditë.
“E kam pa një dokument të kryetari Veseli me propozime të caktuara,” është shprehur Haradinaj duke mos dhënë detaje të negocimit të kësaj kërkese.
Haradinaj edhe një herë e ka shprehur qëndrimin që Rusia të mos jetë pjesë e dialogut me Serbinë, dhe të mos ketë asnjë rol.
Ai edhe një herë ka premtuar se do të përmbushë kërkesën e Partisë Socialdemokrate për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, në këmbim të votës për Projektligjin për buxhetin e vitit 2019./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...