Google ADS

Haradinaj i thotë plakut nga Mitrovica: Mos fol ashtu se është marre për ty

13:38 | 5 Gusht 2019
V. S.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është acaruar me një plak nga Mitrovica.

Një qytetar nga Mitrovica, ka pyetur kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj se ‘pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit’.

Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj ka reaguar i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se ‘është marre për të që të flasë ashtu’.

“A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve.  Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, ka thënë ai.

Por pas kësaj pyetje të qytetarit apo kritikës që ai ka dhënë, Haradinaj është acaruar në përgjigje:

“Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme