Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ishte sot i ftuar për iftar në Pejë.
Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se ky ishte një rast i veçantë për të ndarë mendime të ndryshmë mbi vlerat e popullit të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Haradinaj tutje ka thënë se Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.
Postimi i tij i plotë:
Sonte në iftar mes shumë miqve, i ftuar nga hoxhë Eroll Rexhepi në Pejë. Rast i veçantë për të ndarë mendime të ndryshme mbi vlerat e popullit të Kosovës.
Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.
Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime. Ne jemi bashkë në solidaritet, të drejta dhe obligime. Si simbol të këtyre vlerave të përbashkëta, hoxhës Eroll Rexhepi ia dhurova flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës!
/Arbresh.info/
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...